Kalo te përmbajtja
Stocks 101
  • Kurrikula
  • Buron Berisha
  • Çmimet
  • Orari
  • Pyetje
  • Llogaria
  • Regjistrohu

Kushtet e përdorimit

Këto kushte vlejnë për çdo llogari dhe çdo blerje te Stocks 101. Lexoji para se të paguash: para pagesës të kërkojmë t’i pranosh.

Përditësuar më 20 nëntor 2026.

Në këtë faqe

  1. Kush e ofron shërbimin
  2. Çka blen
  3. Vetëm edukim, jo këshillë investimi
  4. Llogaria
  5. Çmimet dhe pagesa
  6. Pa rimbursim
  7. Përdorimi i materialeve
  8. Discord dhe komuniteti
  9. Përgjegjësia
  10. Ndryshimet e kushteve
  11. Ligji dhe mosmarrëveshjet
  12. Kontakti

Kush e ofron shërbimin

Stocks 101 ofrohet nga KCS TRADE, me numër unik identifikues (NUI) 810863359 dhe adresë në Kil. 4/III Prishtinë–Ferizaj, Llapnasellë, 10000 Prishtinë, Kosovë. Trajnimet i mban Buron Berisha.

Na shkruaj te info@101stocks.online ose na telefono në +383 49 704 040.

Çka blen

Te faqja shfaqen paketat që mund të blihen tani, me përmbajtjen dhe çmimin e secilës. Blerja të jep atë që përshkruan paketa në momentin e porosisë: materialet e trajnimit në llogarinë tënde, mentorimin kur është pjesë e paketës, ose qasjen në Discord Premium për muajin e paguar. Kur një paketë përfshin trajnim fizik, ai mbahet në datën dhe vendin e shpallur te faqja.

Vetëm edukim, jo këshillë investimi

Gjithçka te Stocks 101 (materialet, mentorimi, Discord-i dhe çdo shembull) është vetëm për qëllime edukative. Nuk është këshillë investimi, financiare, tatimore apo ligjore, dhe nuk është rekomandim për të blerë ose shitur ndonjë letër me vlerë.

Tregtimi në tregjet financiare mbart rrezik të lartë: mund të humbësh një pjesë ose gjithë kapitalin. Rezultatet e kaluara, edhe kur shfaqen si shembuj, nuk garantojnë rezultate në të ardhmen. Vendimet e tregtimit i merr ti dhe përgjegjësia për to është e jotja.

Llogaria

Për të blerë të duhet një llogari me të dhëna të sakta dhe duhet të jesh të paktën 18 vjeç. Llogaria është personale: mos e ndaj fjalëkalimin dhe mos lejo që të tjerët ta përdorin qasjen tënde.

Çmimet dhe pagesa

  • Çmimet janë në euro (€) dhe janë ato që shfaqen te porosia kur e konfirmon. Një kod zbritjeje vlen sipas kushteve që shfaqen kur e përdor.
  • Me kartë paguan në faqen e pagesës së Raiffeisen Bank Kosovo (RaiAccept). Të dhënat e kartës i shkruan vetëm atje: Stocks 101 nuk i sheh dhe nuk i ruan. Kur ofrohet pagesa me transfer bankar, udhëzimet shfaqen te faqja e pagesës.
  • Porosia konsiderohet e paguar kur pagesa konfirmohet. Atëherë hapet qasja dhe të vjen një email konfirmimi.
  • Paketat me pagesë mujore, si Discord Premium, paguhen për një muaj në një kohë. Nuk ka rinovim automatik dhe karta nuk tarifohet vetvetiu: për muajin tjetër bën një pagesë të re nga llogaria.

Pa rimbursim

Të gjitha pagesat janë përfundimtare. Pasi pagesa konfirmohet, nuk bëjmë rimbursim, as të plotë as të pjesshëm, edhe nëse:

  • nuk i hap ose nuk i përfundon materialet;
  • nuk merr pjesë në mentorim, në Discord ose në një takim;
  • e ndërpret trajnimin ose e ndal Premium para fundit të muajit të paguar;
  • ndërron mendje pas blerjes.

Qasja në materiale fillon menjëherë pas pagesës. Prandaj, para pagesës të kërkojmë të konfirmosh se pajtohesh me këto kushte dhe se kërkon që qasja të fillojë menjëherë, duke e ditur se kështu humb të drejtën e tërheqjes nga blerja që ligji për mbrojtjen e konsumatorit e jep për blerjet në distancë.

Kjo nuk vlen kur gabimi është i yni:

  • nëse je tarifuar dy herë për të njëjtën porosi, ose je tarifuar pa marrë qasje për shkak të një gabimi tonin, ta kthejmë shumën e tepërt ose ta hapim qasjen;
  • nëse ne e anulojmë një trajnim fizik dhe nuk të ofrojmë një datë tjetër që të përshtatet, ta kthejmë shumën e paguar për atë trajnim.

Për këto raste na shkruaj te info@101stocks.online me numrin e porosisë. Shuma kthehet në kartën ose në llogarinë nga e cila ke paguar. Nëse ke një problem me një pagesë, na shkruaj së pari: zakonisht e zgjidhim më shpejt se një ankesë te banka.

Këto kushte nuk i kufizojnë të drejtat që ligji në Kosovë t’i jep si konsumator dhe që nuk mund të hiqen me marrëveshje.

Përdorimi i materialeve

Materialet (videot, dokumentet, shabllonet, prezantimet dhe çdo gjë tjetër në llogari ose në Discord) janë pronë e Stocks 101 dhe janë vetëm për përdorimin tënd personal. Nuk lejohet t’i kopjosh, t’i regjistrosh, t’i shpërndash, t’i publikosh, t’i shesësh ose t’ua japësh të tjerëve, të plota ose pjesërisht. Nëse e bën këtë, ose e ndan llogarinë me dikë tjetër, mund ta mbyllim qasjen pa rimbursim.

Discord dhe komuniteti

Discord-i është shërbim i një kompanie tjetër dhe ka kushtet e veta. Në serverin tonë pritet sjellje e respektueshme: pa ofendime, pa spam, pa reklama dhe pa shitje sinjalesh. Mund ta heqim nga serveri këdo që i shkel këto rregulla, pa rimbursim.

Përgjegjësia

Bëjmë çmos që faqja, materialet dhe Discord-i të jenë në dispozicion pa ndërprerje, por nuk mund ta garantojmë këtë në çdo moment. Nuk mbajmë përgjegjësi për humbje në tregtim ose në investime, as për fitim të humbur, që vijnë nga përdorimi i materialeve ose i informacionit të trajnimit. Për aq sa e lejon ligji, përgjegjësia jonë për një blerje nuk e kalon shumën që ke paguar për të.

Ndryshimet e kushteve

Mund t’i ndryshojmë këto kushte. Versioni i ri shfaqet këtu, me datën e përditësimit. Për një blerje vlejnë kushtet që ke pranuar kur e ke bërë atë.

Ligji dhe mosmarrëveshjet

Për këto kushte vlen ligji i Republikës së Kosovës. Para çdo hapi tjetër, na shkruaj që ta zgjidhim bashkërisht. Nëse nuk merremi vesh, mosmarrëveshjen e shqyrton gjykata kompetente në Prishtinë, pa i kufizuar të drejtat që ke si konsumator.

Kontakti

KCS TRADE · Stocks 101 Kil. 4/III Prishtinë–Ferizaj, Llapnasellë, 10000 Prishtinë, Kosovë info@101stocks.online · +383 49 704 040
Stocks 101

Tregto me proces, jo me intuitë.

info@101stocks.online

Kurrikula

  • Të gjithë kapitujt
  • 01 Hyrje në Stock Market
  • 02 Mendësia e Traderit & Psikologjia
  • 03 Menaxhimi i Riskut
  • 04 Analiza Teknike
  • 05 Strategjitë e Tregtimit
  • 06 Strategjia Personale & Indikatorët

Trajnimi

  • Buron Berisha
  • Çmimet
  • Orari
  • Pyetje
  • Regjistrohu
  • Llogaria

Faqja

  • Ballina
  • Kontakt
  • Privatësia
  • Kushtet e përdorimit

© Stocks 101

Powered by etreg

Kthehu lart ↑